Federico Chiesa ka “shpëtuar” më në fund nga Juventusi dhe është gati për një aventurë të re në Angli.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka raportuar se sulmuesi italian do të jetë futbollisti më i ri i Liverpool.
“Reds”-at kanë rënë dakord me “Zonjën e Vjetër” për të transferuar Chiesën me një shumë prej 13 milionë eurosh, plus dy të tjera bonuse.
26-vjeçari prej kohësh nuk ishte në planet e Thiago Mottës, me trajnerin e ri të bardhezinjve që kishte bërë me dije se italiani nuk ishte pjesë e projektit të tij.
Chiesa do të udhëtojë për në Liverpul, aty ku do të firmosë një kontratë 4-vjeçare dhe do të bashkohet me skuadrën e Arne Slot.
“Jam shumë i lumtur. Mezi po pres të bashkohem me Liverpool. Unë dhe familja ime jemi vërtet të lumtur. Dua të falënderoj Juventusin dhe fansat. Ata kanë qenë shumë special për mua. Tani është koha për Liverpool. Jam shumë i lumtur dhe mezi po pres!”, u shpreh Chiesa përpara nisjes për në Angli.
Top Channel