“Do të ishte sot 100 vjeç”, Aurel Plasari kujton bisedën me At Zef Pllumin në gusht ’96: Bënte thirrje që të vërtetat të mos harrohen

28/08/2024 12:44

Nga Aurel Plasari

Në përkujtim. Gusht 1996. Bizë e Rodonit. Pak pushime vere. At Zef Pllumi vazhdonte të shkruante ‘Kujtimet’.

“Një “libër kujtimesh” i cili bën thirrje që të vërtetat të mos harrohen, që historia të mos shformohet, por të kuptohet dhe të shpjegohet, është edhe kontribut në luftën e një populli për demokracinë. Historiani amerikan bashkëkohës yni Southworth, i cili beson me gjithë zemër në virtytet e demokracisë, ka vërejtur se do të dëshmonim për një vizion mjaft të gjymtuar të këtyre virtyteve po të mëtonim të ndërtonim një “demokraci të mbështetur mbi harresën”.

A nuk është e vërtetë? Ta mbarojmë së lexuari librin e kujtimeve të Fratit dhe mandej ta pyesim veten nëse ata që predikojnë harresën kanë qenë ndonjëherë apo janë sot “demokratë” të vërtetë? Është parim politik i rëndësishëm qëndrimi i gjithsecilit ndaj kujtimit të së kaluarës, parim të cilit nuk mund t’i iket.”

Nga parathënia “Nën këmishën e hekurt të kujtimeve”, 1995

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA