Aksidenti i frikshëm në Elbasan/ Trajleri përplas dy makina dhe përfundon në kanal, arrestohet shoferi

27/08/2024 11:38

Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi kanë qenë shkaktar të disa aksidenteve të ndryshme.

Policia raporton se në flagrancë janë kapur:

A. K., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, kamioni që ky shtetas drejtonte është përplasur me 2 automjete të tjera me drejtues përkatësisht shtetasit L. H., 34 vjeç, banues në Vlorë dhe E. P., 45 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. P. dhe pasagjeri në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

L. M., 25 vjeç, pasi në rrugën dytësore “Elbasan-Cërrik”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi D. G., 51 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit D. G., L. M. dhe shtetasja H. G., që udhëtonte në karrocën që drejtohej nga shtetasi D. G., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

A. Xh., 31 vjeç, banues në Peqin, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Karinë-Peqin”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA