“Kisha marrëdhënie serioze”/ Përdhunoi ish-të dashurën e të birit, dëshmia e 44-vjeçarit: Prej saj u ndava nga gruaja

26/08/2024 17:50

Një 16-vjeçare nga Greqia ka përjetuar tmerrin me sy, pasi sipas dëshmisë së saj ajo është përdhunuar për disa kohë nga babai i ish- të dashurit.

44-vjeçari shantazhonte vajzën e mitur për të kënaqur dëshirat e tij, duke i thënë se do vriste babain dhe motrën e saj, pasi nëna i ka vdekur më herët. 44-vjeçari për dy muaj, nga qershori deri më 19 gusht, dyshohet se ka përdhunuar vajzën të paktën dhjetë herë në një parcelë të braktisur, para se të arrestohej nga autoritetet.

Në dëshminë e tij, babai i të miturës u shpreh se historia nisi në qershor, ku përdhunuesi i dërgonte vajzës mesazhe kërcënuese se nëse nuk do takoheshin më bashkë, ai do i dëmtonte familjen.

Ndërsa përsa i përket dëshmiësë së 44-vjeçarit ai shprehet:

“Me denoncuesen kam pasur marrëdhënie zyrtare dhe të hapur dhe në fakt kjo ka qenë arsyeja që jam ndarë nga gruaja. Nuk e kam kërcënuar apo shantazhuar asnjëherë vajzën”, theksoi 44-vjeçari.

“Në fakt, marrëdhënia jonë ishte e dukshme dhe e njohur për shumë njerëz në mjedisin tonë dhe të gjitha takimet tona ishin ose në shtëpinë time ose në vende publike në Colonos. Vërtet vajza kishte një lidhje në të kaluarën me djalin tim dhe kur u ndanë, ajo u afrua me mua dhe unë për fat të keq u dorëzova. Kam besim te drejtësia greke dhe pres të shihet e vërteta”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA