35 mjete lundruese janë bllokuar nga policia detare gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman.
Mjetet e bllokuara janë: 20 jet ski, 8 skafe, 5 gomone dhe 2 varka metalike.
26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 2 varka metalike me motor uji për lundrim janë bllokuar në Koman.
9 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj.
Drejtuesit e 26 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative prej 10,000 lekësh për mungesë dokumentacioni.
Top Channel