VIDEO/Sulm terrorist! Të vdekur dhe të plagosur në një festival në Gjermani/ Autori i vendoste thikën në fyt viktimave

24/08/2024 07:15

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë ndaj kalimtarëve në Festivalin Solingen në North Rhine-Westphalia.

Autori, me tipare arabe, sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga gazeta Bild, i ka shpëtuar deri tani arrestimit. Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në zonë.

Sulmi ndodhi në një festival që festonte 650 vjetorin e qytetit të Solingen, Gjermani, sipas policisë.  Bild raporton se ka tre të vdekur dhe 9 të plagosur, nga të cilët tre janë në gjendje të rëndë. Policia konfirmoi se të vdekurit janë tre dhe njoftoi se të lënduarit janë 4 . Më herët, “Solinger Tageblatt” kishte raportuar se shërbimi i shpëtimit po luftonte për jetën e nëntë personave.

Burri dyshohet se goditi me thikë në qafë një nga viktimat e tij. Kjo është arsyeja pse autoritetet po e klasifikojnë krimin si sulm terrorist . Sipas kryeinspektorit të policisë Sasha Kresta, sulmuesi nuk i ka zgjedhur viktimat, por i ka drejtuar thikën në fyt.

“Forcat e policisë janë në kërkim të autorit. Ne duam ta arrestojmë. Njëkohësisht janë duke vazhduar hetimet mjeko-ligjore dhe deklaratat e dëshmitarëve”, tha Kresta dhe shtoi se tre nga personat që u sulmuan nuk janë lënduar, por janë në gjendje shoku.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë të paktën 2 persona të mbuluar me një çarçaf të bardhë. Sipas Bild rreth orës 21.45, një burrë goditi rastësisht me thikë kalimtarët në festivalin e qytetit në Solingen. Dhjetëra ekipe shpëtimi janë aktualisht të zënë me kujdesin për të plagosurit.

Motivi i sulmit mbetet i panjohur. Policia ka dhënë alarmin më të lartë, ka rrethuar zonën dhe njësia speciale e SEK po kërkon sulmuesin me ndihmën e helikopterëve. Sipas ‘Solinger Tageblatt’, DJ Topic ka qenë duke luajtur gjatë incidentit. Mijëra vizitorë ndoqën kërkesën për t’u larguar me qetësi nga sheshi dhe për të mos panik.

Spektatorët u evakuuan me udhëzime nga autoritetet e sigurisë, të cilët u kanë kërkuar gjithashtu banorëve të qytetit të qëndrojnë brenda, ndërsa sulmuesi i shmanget kapjes.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA