Një automjet i tipit “Nissan” në lagjen nr.18 të Korçës është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 dhe dyshohet se për shkak të djegies së një kablli elektrik, makina e cila është në pronësi të shtetases V.S ka marrë flakë në pjesën e kofanos.

Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi  kofano të pjesëve  të ndezura të kabllit elektrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA