Mbytja e jahtit luksoz në Siçili, prokuroria nis hetimet për vrasje nga pakujdesia! Pse vdiqën vetëm të pasurit?

24/08/2024 11:42

Autoritetet italiane po mbajnë një konferencë shtypi pasi zhytësit gjetën personin e fundit të zhdukur nga fundosja e një jahti luksoz në Sicili.

Prokurorët thonë se janë në fazat e hershme të hetimit të të ashtuquajturës “hipotezë krimi” të fajtorit të mbytjes së anijes dhe vrasjes nga pakujdesia, megjithëse nuk po hetojnë askënd konkretisht për momentin.

Ata thonë gjithashtu se jahti, i quajtur Bayesian, ka të ngjarë të jetë fundosur për shkak të një shpërthimi.

Të pyetur nga gazetarët se pse ekuipazhi mundi të shpëtonte ndërsa  pasagjerët jo, një zyrtar italian tha se incidenti ka ndodhur “me të vërtetë papritur” dhe hetimi do ta shqyrtojë këtë nga afër.

Zyrtarët gjithashtu konfirmojnë se trupi i gjetur të premten ishte i 18-vjeçares Hannah Lynch, vajza e sipërmarrësit britanik të teknologjisë Mike Lynch.

Trupi i babait të saj u gjet nga rrënojat të enjten, së bashku me katër të tjerë

Një trup, ai i Recaldo Thomas, shefit të jahtit, u gjet nga deti të hënën.

Nga 22 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord, 15 persona i mbijetuan fundosjes, përfshirë një fëmijë njëvjeçar dhe nënën e Hanës, Angela Bacares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA