Granit Xhaka është ai që e ka bërë “sefte” sezonin e ri të Bundesligës, me një supergol kundër Borussia Mönchengladbach, duke i dhënë një avantazh të shpejtë Leverkusenit kampion.
Në takimin e parë të elitës së futbollit gjerman për sezonin 2024/25, ishte pikërisht mesfushori shqiptar që zhbllokoi takimin në minutën e 12’ të takimit.
Pas një topi të larguar nga zona e vendasve, Xhaka goditi fluturimthi, duke e çuar topin në trekëndëshin e portës dhe për respekt ndaj ish-skuadrës së tij, ai zgjodhi të mos festonte.
🚨🚨| GOAL: WHAT A GOAL BY XHAKA!!!
Bayer Leverkusen 1-0 Borussia M’gladbach
— CentreGoals. (@centregoals) August 23, 2024
“Aspirinat” e Leverkusen të drejtuar nga Xabi Alonso kërkojnë që të ruajnë titullin këtë sezon, duke përsëritur suksesin historik të një viti më parë, ku nuk pësuan humbje gjatë gjithë sezonit në kampionat dhe në Kupë.
Top Channel