Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, u la në stol në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Venezias.
Kjo gjë duket se ka sjellë një përplasje të tij me trajnerin e ri të bardhekaltërve, Marco Baroni në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të takimit.
Sipas mediave italiane, kjo gjë pritet t’i kushtojë shtrenjtë Hysajt, i cili tashmë pritet të lihet jashtë listës për lojtarët që do të grumbullohen në Europa League.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv, Fabiani, është shprehur se lojtarët që i sjellin shqetësime skuadrës, nuk kanë pjesë në të, duke i dhënë një mesazh Hysajt se zgjidhja e vetme për të është të shitet përpara përfundimit të merkatos.
Mbrojtësi i Kombëtares tonë prej kohësh nuk ishte pjesë e planeve të Baronit, teksa tashmë duket se vendimi përfundimtar për të është marrë. Nëse nuk largohet këtë verë, atëherë do t’i duhet ta ndjekë Lazion nga tribuna deri në janar, nëse nuk arrin t’i rregullojë sa më shpejtë marrëdhëniet me teknikun italian.
Top Channel