“Ça është kjo?”, çfarë komunikoi Erjon Goxhara me kunatin pasi qëlloi me armë Lorenc Kostën, e filmoi të shtrirë në tokë dhe të gjakosur

23/08/2024 20:34

Marsel Seferi, kunati i efektivit Erjoin Goxhara, i cili është në burg ka dëshmuar në polici se ky i fundit i ka dërguar një video pak pas ngjarjes.

Pasi e qëlloi 6 herë me armë zjarri Lorenc Kostën, ai e filmoi të shtrirë në tokë dhe të gjakosur dhe më pas videon ia dërgoi kunatit të tij.

“Nga deklarimi i shtetasit Marsel Seferi ndër të tjera ai sqaron se autori i dyshuar shtetasi Erjon Goxhara në orën 14:34 në aplikacionin ëhatsapp i ka dërguar një video ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në orën 15:00 shtetasi Marsel Seferi i ka kthyer mesazh ..ca eshte kjo se spo e kuptoj

Nga ana jonë u kqyr telefoni i shtetasit Marsel Seferi ku videoja u ruajt në CD për ti’u bashkëlidhur procesverbalit përkatës”, theksohet në dosje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA