Veprimtaria letrare e Ismail Kadaresë i kalon Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Rama: Fondi i vyer do të ruhet në pavion të veçantë

22/08/2024 10:51

Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama, i cili shkruan se familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij.
Por para se ky lajm të publikohej ka qenë vetë i madhi Kadare që ka vendosur që krijimtaria e tij letrare të ruhet në Shqipëri, duke refuzuar kështu kërkesën e shumë shteteve të Europës, të cilët donin të ishin të ruajtës të veprës e Kadare.  Për familjarët Kadare këto çdo dorëshkrim i shkrimtarit Kadare duhet të jetë aty jo vetëm për tu ruajtur por edhe për tu studiuar dhe frymëzuar njerëzit e apasionuar pas gjuhës dhe letërsisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA