Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur në një bombardim izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi në qendër të Rripit të Gazës këtë mbrëmje.

Viktimat raportohen gjithashtu nga Wafa në Jabalia dhe Khan Yunis. Ndërkohë, viktimat në bastisjen e orëve të fundit në Beit Lahia, në veri të enklavës palestineze, ka shkuar në 11.

Agjencia turke e lajmeve Anadolou raporton 13 të plagosur në një bombë gjatë natës në kampin e refugjatëve Nuseirat. Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është të paktën 40,223 të vdekur dhe 92,981 të plagosur, sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë të drejtuar nga lëvizja islamike Hamas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA