Sipas një studimi, vdekjet e shkaktuara nga nxehtësia në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit, në vendet e Evropës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja.

Një studim i botuar në revistën Lancet Public Health zbuloi, se numri i vdekjeve do të rriten si pasojë e temperaturave të larta dhe madje mund të përshpejtohet ndërsa më shumë njerëz plaken dhe janë më të prekshëm ndaj temperaturave të rrezikshme.

Me ngrohjen globale, rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë ndjeshëm uljen e vdekjeve nga të ftohtit, u shprehën studiuesit. Sipas studiuesve rezultatet sugjerojnë se ndryshimi i klimës mund të paraqesë “sfida të paprecedentë” për sistemet e shëndetit publik , veçanërisht gjatë valëve të të nxehtit.

Vdekjet nga nxehtësia mund të vrasin 129,000 njerëz në vit nëse temperaturat rriten me 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Sot, vdekjet nga nxehtësia në Evropë janë 44,000. Por numri vjetor i vdekjeve nga i ftohti dhe i nxehti në Evropë mund të rritet nga 407,000 njerëz sot në 450,000 deri në vitin 2100, edhe nëse udhëheqësit botërorë arrijnë objektivin e tyre për ngrohjen globale 1.5 gradë Celsius, sipas studimit.

“Ky hulumtim është një kujtesë e ashpër e numrit të jetëve që ne po rrezikojmë nëse nuk veprojmë mjaftueshëm për ndryshimet klimatike ,” tha Madeleine Thomson, drejtuese e ndikimeve klimatike dhe përshtatjes në shoqatën bamirëse të kërkimit shëndetësor Wellcome.

Trefishimi i parashikuar i vdekjeve nga nxehtësia në Evropë, nuk është e vetmja pasojë e temperaturave të larta, shtoi ajo, duke vënë në dukje lidhjen e nxehtësisë ekstreme me abortet dhe shëndetin mendor më të keq. “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA