27/12 19:08
Një ish-pastor 83-vjeçar që i përkiste kishës ungjillore u arrestua nga skuadra e komisariatit të Trentos.
Burri dyshohet se ngacmoi një vajzë 7-vjeçare, duke përfituar prej saj gjatë periudhës në të cilën ajo dhe familja e saj, me origjinë nga Kameruni, ishin pritur, që nga dhjetori 2022, në komunitetin me qendër në Trentino.
Ai ishte nën hetim për akte seksuale me një të mitur dhe tani është në arrest shtëpiak. Hetimi lindi pasi një vullnetare e Caritas-it raportoi në shërbimet sociale se babai i vogëlushes gjatë një bisede i kishte treguar për ngacmimin.
Top Channel