Rreziku nga lija e majmunëve, doktori Arjan Harxhi: Gjenerata para viteve 80-të është më e mbrojtur, ja si përhapet

21/08/2024 19:47

Lija e majmunit është shndërruar në emergjencë të shëndetit publik pasi virusi ka pësuar mutacion dhe nëntipi i ri ka shfaqur sëmundshëmri të lartë, tanimë jo vetëm në Afrikë.

Mjeku infeksionit prof. dr. Arjan Harxhi shpjegon se ky shtim duhet marrë në konsideratë.

“Ky shtamë i ri transmetohet nga njeriu tek njeriu”, shprehet si fillim Harxhi.

Por sa të rriskuar jemi nga kjo sëmundje, si përhapet ajo?

Prof. Harxhi përgjigjet kështu: “Kryesisht nga kontaktet e ngushta, pra nga marrëdhëniet seksuale. Por edhe nga kontakti me sende të infektuara dhe më pak nëpërmjet spërklave dhe nuk përhapet në ajër siç ishte rasti i COVID”.

Prof. Harxhi thotë se gjenerata e para viteve 80, ka një farë mbrojtjeje pasi  kanë bërë vaksinën e lijës së dhenve në vendin tonë. Pas këtyre viteve sëmundja u zhduk dhe nuk bëhej më vaksinë. Tek personat e pavaksinuar dhe me probleme të imunitetit shfaq forma të rënda.

Por cilat janë shenjat e para që shfaqen?

“Dhimbje trupi, muskujsh, deri flluska që zgjasin dy javë dhe që mund të mbeten shenja”, thotë ai.

OBSH e ka shpallur emergjencë dhe i ka  rekomanduar qeverive të sigurojnë vaksina ndaj lijës së majmunit sidomos për personelin shëndetësor dhe grupet në risk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA