Elefanti lirohet në botën e egër pas 40 vitesh në kopshtin zoologjik të Afrikës së Jugut (fotot)

21/08/2024 16:34

Elefanti i fundit në një kopsht zoologjik në Afrikën e Jugut është liruar sot në botën e egër pas 40 vjetësh i mbyllur.

Elefanti quajtur Charlie, mbahej që prej vitit 1984 i kapur në parkun kombëtar Hwange të Zimbabves, kur ishte dy-vjeçar.

Ai ishte sjellë në cirkun Boswell Wilkie të Afrikës së Jugut dhe u stërvit për të bërë numrat e tij, ndërsa në vitet 2000 u transferua në kopshtin e vetëm zoologjik të vendit.

Vitet e fundit organizata të mbrojtjes së kafshëve kishin sensibilizuar për lirimin e tij për arsye shëndetësore.

Dje organizata EMS Foundation, njoftoi se pas një udhëtimi katër orësh “drejt lirisë” elefanti kishte mbërritur në shtëpinë e tij të re në rezervatin privat natyror Shambala në provincën Limpopo.

Ata vlerësonin arritjen e madhe pas disa vitesh negocjatash me qeverinë e vendit, duke dhënë prova për vuajtjet e elefantëve në kopshtin zoologjik.

Zyrtaret e mbrjtjes se kafsheve thanë se në kosht, Charlie kishte dëshmuar vdekjen e katër elefantëve të tjerë, duke përfshirë dhe një këlysh të tij disa-muajsh.

Banesa e re e elefantit është një rezervat 10,000 hektarë menjë popullatë të shëndetshme elefantësh, edhe pse ata thanë se Charlie do të vijojë të monitorohet nga veterinerë dhe ekspertë psikologjie të kafshëve.

Afrika e jugut ka një popullatë prej rreth 25,000 elefantësh, të cilët rrezikohen nga gjuetia ilegale për dhëmbët e tyre, si dhe mungesa e habitatit, shkruan rrjeti BBC.

FOTO GALERI
2/3
Afrika e jugut ka një popullatë prej rreth 25,000 elefantësh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA