Një vrasje ka ndodhur në Shkup ditën e sotme, në parkingun e një qendre tregtare.

Një person ka qëlluar për vdekje një person tjetër, jashtë makinës së tij, ndërsa pranë tij ishte bashkëshortja.

Sipas dëshmitarëve, shkruajnë mediat vendase, autori ka hapur bagazhin e viktimës dhe ka marrë një kuti, ku nuk dihet ende se çfarë kishte brenda dhe kush është arsyeja e kësaj ngjarjeje.

Viktima dyshohet të jetë me origjinë nga Shkupi, ndërsa autori, i cili është shpallur në kërkim, nga Belgjika.

Ambulanca dhe policia janë në vendin e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA