Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë pasditen e së martës, ku një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj.

Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”, autorja me inicialet N.M. është vetëdorëzuar në polici.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahemti.

Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA