Ebesoni shprehjen “fati është i shkruar në yje”?

Së fundmi shumë njerëz bazohen tek horoskopi dhe shpesh përdoret si një guidë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë apo bazuar mendimet dhe justifikuar ndodhi të ndryshme. A të jetë kështu vallë dhe për suksesin e një personi?!

Na lini t’ju kujtojmë së sado sukses dhe para yjet të kenë “shkruar” për ju, pa ambicie, talent dhe shumë punë nuk mund të arrihet gjë. Gjithsesi, sipas një hulumtimi të bërë nga platforma “Zodiac Story”, ku janë mbledhur të dhënat e disa prej grave më të pasura në Shtetet e Bashkuara, një listë e bërë nga “Forbes”, rezultoi se janë disa shenja në veçanti që janë më të prirura për para.

Të dhënat e këtij hulumtimi zbuluan se një ndër shenjat që nuk ka shumë fat me paratë është Demi, kjo pasi ata janë të tërhequr nga jeta e luksit, të shijojnë momentin dhe të udhëtojnë shumë.

Le të zbulojmë se cilat janë 5 shenjat që kanë më shumë gjasa për të fituar më shumë para dhe të arritur statusin e milionerit:

Gaforrja

Gaforret njihen si njerëz shumë diplomatikë, dhe pse janë tepër të ndjeshëm shpesh herë dinë të jenë të pamëshirshmë. Ata përpiqen të jenë shumë të kujdesshëm në shpenzime pasi duan të jenë gjithmonë të përgatitur për çdo surprizë të këndshme apo të pakëndshme të jetës.

Luani

Kanë shumë siguri në vete dhe janë njerëz që dinë të tërheqin vëmendjen kudo shkojnë. Kjo i bën ata që të kenë pocizione të larta në kompani apo organizata, si dhe janë tepër kreativë. Mos harrojmë qe nuk hezitojnë të kërkojnë çfarë meritojnë.

Virgjëresha

Njerëz shumë inteligjent dhe vëzhgues të mirë, dinë çfarë duan dhe luftojnë për ëndrrat e tyre. Ka raste ku bëhen të ftohtë dhe mund të bëjnë çdo gjë për të marrë atë ç’ka duan. Fakti se nuk i shpëton lehtë asnjë detaj, i bën më të suksesshëm në botën e biznesit.

Peshorja

Njerëzit e shenjës së peshores duket se që në lindje e kanë atë dashurinë dhe lidhjen me paranë, ndërtojnë një rrjet të sigurt profesional. Mendojnë para se të veprojnë, kujdesen për atë që kanë dhe nuk kushtojnë rëndësi mendimeve të të tjerëve, kjo i bën ata investitorë të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA