Presidenti rus Putin takon homologun azer Aliyev në Baku (fotot)

19/08/2024 19:03

Presidenti rus Vladimir Putin ishte sot të vizitonte homologun e Azerbaixhanit Ilham Aliyev në kryeqytetin Baku, ku ata shëtitën nëpër qytet dhe vizituan katedralen ortodokse, para pritjes zyrtare

Vizita dy-ditore është e para e Putin në Azerbaixhan, vend i cili është partner i afërt i Moskës dhe furnizues energjitik i Perëndimit që prej nisjes së konfliktit brutal në lindje të Ukrainës.

Vitin që shkoi Baku ka rimarrë me luftë kontrollin e plotë të krahinës së përzier të Nagorno-Karabakh nga Armenia fqinje.

Putin tha sot se Moska është e përkushtuar në vijimin e rolit të saj të vjetër në negoicjimin e paqes mes Azerbaixhanit e Armenisë, megjithë fushatën ushtarake në Ukrainë që vijon.

Rusia ka qenë prej dekadash ndërmjetësuese mes dy fqinjëve të armiqësuar të Kaukazit por pas konfliktit në Ukrainë, vendet Perëndimore kanë luajtur rol më të madh në vendimmarrjen e konfliktit të gjatë armeno-azer.

“Dihet që Rusia përballet me kriza por përfshirja e saj historike në jug të Kaukazit është e rëndësishme për palët e konfliktit “, tha Putin në Baku në konferencën e përbashkët me Ilham Aliyev.

Lideri rus tha se pas vizitës në Baku do të kontaktojë me kryeministrin armen Nikol Pashinyan për “ta informuar mbi rezultatin e negocjatave”.

Aliyev tha nga ana e tij se siguria në rajon varej nga bashkëpunimi i ngushtë mes Azerbaixhanit e Rusisë”.

“Situata e re (pas konfliktit të fundit në Nagorno-Karabak) sjell mundësi të reja për paqe në jug të Kaukazit”, tha ai, sipas rrjetit AFP.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA