Dhunuan barbarisht Klea Prengën, sekuestrohen makinat e Antonela Berishës dhe të motrës, ja ku dyshohet se fshihen

19/08/2024 12:20

Policia ka sekuestruar dy automjetet që u përdorën nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha ditën kur u dhunua Klea Prenga.

Me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur.

Makinat u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe u sekuestruan nga policia. Makinat kanë qenë në përdorim të personave të tjerë, miq të motrave.

Policia vijon kërkimet për kapjen e tyre ndonëse nga sistemi TIMS rezulton që s’kanë dalë jashtë vendit.

Klea Prenga u sulmua brutalisht në një restorant në Tiranë disa ditë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha.

Më parë ajo ndau një foto me qepjet në fytyrë pas plagës së shkaktuar nga thyerja e gotës, ndërsa u shpreh se ndaj saj janë hedhur akuza të rënda dhe nuk ka ndërhyrë në familje, ashtu siç akuzohet.

Prenga tha se Policia po heton ngjarjen dhe shpreson që drejtësia të vihet në vend.

Ajo theksoi se ky sulm nuk do ta ndalojë, por do ta bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

Ishte Klea Prenga ajo që bëri denoncimin me emra dhe mesazhin kërcënues pasi u dhunua, ndërsa lidhur me ngjarjen policia njoftoi se ka shpallur në kërkim dy motrat Berisha për veprën penale, “plagosje e rëndë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA