![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/03793279-eddc-4a88-b80c-dbd020acc825_sd-800x450.jpg)
Stina e verës ka shënuar rritje të konsumit të alkoolit. Por pija tanimë është shndërruar në një trend sidomos tek të rinjtë madje edhe tek 16-vjeçarët aq sa mjekët thonë se në shoqërinë e sotme duhet konsideruar sëmundje sociale.
Çdo ditë në shërbimin e Toksikologjisë paraqiten deri 6 raste në gjendje kome.
Prof. Dr. Andrin Tahiri, shef i shërbimit te toksikologjisë thotë: “Është një trend në rritje pasi të rinjtë frekuentojnë në party të ndryshme dhe e kanë si kënaqësi të momentit. Por nuk arrijnë të kuptojnë çfarë dëmesh i bëjnë vetes”.
Abuzimi me alkoolin shkakton pasoja të rënda shëndetësore tek individi që ka krijuar varësi
Konsumi i alkoolit në periudha të gjata shkakton edhe probleme neurologjike
Top Channel