Manchester City e ka nisur sezonin e ri aty ku mbylli të vjetrin. “Qytetarët” triumfuan në “Stamford Bridge” përballë Chelseat me rezultatin 0-2.
Sfida nisi mjaft mirë për ekipin e Guardiolës, të cilët kaluan në avantazh me Erling Haaland në minutën e 18’. Në minutën e 45’ “Blutë” rikthyen baraspeshën, por goli i Jackson u anulua për një pozicion të parregullt.
Pjesa e dytë ishte gjithashtu e luftuar, me ekipin e Marescës që provoi disa herë, ku në një rast protestuan dhe për penallti, e cila nuk ishte e tillë për Anthony Taylor.
هل فيها ركلة جزاء
🎥- تابع الحساب الأساسي : Via : @AZiiHD pic.twitter.com/cgv9B3doZo
— HD61084945 (@7cb39d34b9) August 18, 2024
Në minutën e 84’ ishte ish-i Kovacic që ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një supergol dhe duke vulosur kështu fitoren për “Qytetarët”.
Kështu Manchester City bashkohet me skuadrat që arritën të merrnin tre pikë në javën e parë, ndërsa Chelsea duhet ë nisë të bëjë llogaritë nga takimi tjetër me Wolves.
REZULTATI FINAL:
CHELSEA 0-2 MAN. CITY
Haaland 18’, Kovacic 84’
GOLI I HAALAND (VIDEO)
GOLI I KOVACIV (VIDEO)
Top Channel