Rritja e pagave në sektorin e turizmit po ndryshon ndjeshëm tregun e punës në zonat bregdetare.
Mjaft të rinj që u larguan për të punuar jashtë vendit në profesione si kuzhinierë, kamerierë dhe role të tjera të ngjashme, po zgjedhin të rikthehen në atdhe.
Arsen Çollaku u kthye nga Gjermania për të punuar si shef kuzhine në plazh. Po ashtu, këtë sezon, edhe Gjergj Plasa la Dubain e Katarin për t’u punësuar në Durrës.
Në përpjekje për të siguruar punonjës dhe përballuar fluksin e turistëve në hotele dhe restorante, shumë biznese kanë rritur pagat. Kjo po nxit kthimin e fuqisë punëtore, veçanërisht atyre që janë larguar dekadën e fundit.
Të kthyerit sjellin me vete dhe përvojën e aftësitë e fituara në vende me traditë në turizëm. Ndaj kjo valë e re e profesionalizmit premton të përmirësojë ndjeshëm standardet e turizmit në vend, duke iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të tregut.
Top Channel