Tronditëse! Një 11-vjeçar vritet me thikë ndërkohë që luante futboll

18/08/2024 18:12

Policia në Spanjë është në kërkim të një burri të dyshuar për vrasjen e një djali 11-vjeçar me një thikë në një fushë futbolli, raportojnë mediat lokale.

Mësohet se viktima ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë kur është sulmuar nga një person me kapuç.

Sulmi ndodhi në Mocejon, pranë qytetit të Toledos, në Spanjën qendrore të dielën e 18 gushtit.

I dyshuari, i raportuar se është një i ri rreth 18 vjeç, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, teksa kanë nisur kërkimet.

Transmetuesi RTVE tha se burime qeveritare konfirmuan se sulmi ndodhi rreth orës 10:00 me kohën lokale, duke shtuar se një duzinë patrulla po kërkonin të dyshuarin dhe një helikopter i është bashkuar kërkimit.

Mocejon, një qytet me një popullsi prej rreth 5,000 banorësh, është vendosur të shpallë tre ditë zie zyrtare, sipas mediave spanjolle.

Milagros Tolon, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në rajonin Castilla-La Mancha, postoi në X: “Me pikëllim të madh mora lajmin për vrasjen e një të mituri në Mocejón (Toledo) pasi u sulmua me një objekt të mprehtë. Garda Civile ka zhvilluar një operacion të gjerë për kapjen e autorit. E gjithë dashuria ime për familjen dhe miqtë e të ndjerit, si dhe për njerëzit e Mocejón”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA