Kategoria Superiore ka ngritur siparin për sezonin e ri me dy takime tepër delikate.
Dinamo dhe Egnatia matën forcat në “Elbasan Arena”, një takim tepër i luftuar. Takimi u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë falë një penalltie të realizuar në gol nga ana e blerjes së re, Dardan Vuthaj në minutën e 47’. Pas një aksioni spektakolar, kampionët rrogozhinas gjetën dhe golin e dytë me Regi Lushkjan në minutën e 69’, duke vulosur dhe takimin dhe duke marrë tre pikët.
Në takimin tjetër të sfidës së sotme, Teuta ndau pikët me Bylisin. Sfida nisi me gol për ballshiotët me anë të Ëalisson në minutën e 14’. Por festa zgjati pak, pasi në minutën e 21’ Emiljano Vila riktehu baraspeshën. Më pas rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 89’, kur Vila tundi sërish rrjetën për durrsakët dhe ngriti në festë “Niko Dovanën”.
Kështu Egnatia dhe Teuta janë ekipet e para që e nisin me tre pikë sezonin e ri. Nga ana tjetër, Dinamo dhe Bylisi do të duhet të bëjnë më shumë javën e ardhshme.
REZULTATET:
DINAMO 0-2 EGNATIA
Vuthaj (P) 47’, Lushkja 69’
TEUTA 2-1 BYLIS
Vila 21’, 89’ / Walisson 14’
Top Channel