Katër vite pa folur me njëri-tjetrin, Rogerti takohet mes lotësh me vëllain e tij: Të kam suportuar në heshtje, je i falur për çdo gjë 15/03 00:45
Jasir Asani është padyshim njeriu i momentit te Gwangju, me yllin e Kombëtares shqiptare që gjeti sërish rrugën e rrjetës në Korenë e Jugut.
Në takimin kundër Gangwon në transfertë, Asani reralizoi nga pika e bardhë në minutën e 15’ të takimit duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa në minutën e 22’ detyroi shqiptarin Marko Tuci të shënonte një autogol, duke dyfishuar shifrat.
Gjithsesi Gwangju nuk arriti dot të merrte tre pikët, pasi në pjesën e dytë u përmbys nga kundërshtarët.
Kështu Asani shënon golin e dytë në ndeshjen e dytë radhazi, duke rifituar dhe njëherë besimin e trajnerit.
Top Channel