Dhunë në familje, shënohen dy raste në Fier! Bashkëshorti rreh gruan, 49-vjeçari vëllain e tij
18/08/2024 11:37
Dy raste dhune në familje janë regjistruar në Fier, ndërsa autorët janë nën hetim në gjendje të lirë.
Procedimi penal nisi për 47-vjeçarin P. G., banues në fshatin Çiflik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Procedimi penal nisi edhe për 49-vjeçarin Sh. L., banues në fshatin Dukas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel