Bënin manovra në ujë ndërkohë që ishin nën efektin e alkoolit, dy turistë italianë përplasen me jet ski në Velipojë, ndërron jetë 19-vjeçari
18/08/2024 15:53
Ngjarja e rëndë në plazhin e Velipojës, ku dy italianë u përplasën pasi po bënin manovra të gabuara me jet ski, i mori jetën njërit prej tyre, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Top Channel mëson se N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, dy miq italian që kishin ardhur për pushime në Velipojë, kanë bërë manovra në ujë dhe ishin një milje larg perimetrit të sigurisë, teksa dyshohet se të dy ata ishin nën efektin e alkoolit.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e plagëve të rënda, N. L humbi jetën në Spitalin e Shkodrës.
Policia gjithashtu raporton se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast.
Top Channel