Rritja e çmimeve nga lufta në Lindjen e Mesme, qeveria greke ndërhyn me masa emergjente për ushqimet dhe karburantet
Një grup zhytësit kanë njoftuar se kanë hasur në ujërat pranë brigjeve të Skocisë të asaj që dyshohet se është rreënja e një luftanijeje britanike të Luftës së Parë Botërore në gjendje “thuajse të paprekur”.
Grupi beson se luftanija HMS Hawke – e fundosur prej një siluri gjerman në tetor 1914, është rrënoja e gjetur në fillim të javës në zonën britanike të Detit të Veriut.
Paul Downs, shoqërues i grupit të zhytëse dhe filmues i rrënojës së humbur, e përshkruante atë si “një zbulim që ndodh një herë në jetë” prej gjendjes së saj të mirë, të pabesueshme.
“Ajo është thuajse e paprekur,” tha ai për rrjetin AFP, duke shtuar se gjendja është e pabesueshme për një rrënojë që ka qëndruar për 110 vjet në det dhe u fundor me shpërthim siluri.
Grupi i zhytësve “Lost in Waters Deep”, i cili kërkon për rrënoja anijesh në ujërat e Skocisë, ishte prej disa vitesh në kërkim të rrënojës.
Vetëm 70 vetë nga ekuipazhi i luftanijes gjigante Hawke mbijetuan dhe më shumë se 500 humbën jetën, pas sulmit nga nëndetësja gjermane, në fillim të Luftës I Botërore.
Luftanija e prodhuar në1891, ishte 118 metra e gjatë dhe më shumë se 20 metra e gjerë.
Goditja shkaktoi një zjarr në bord dhe anija u fundos në ujërat e turbullta të detit të Veriut, në verilindje të Skocisë, brenda rreth 10 minutave, sipas të dhënave historike.
Ajo u gjet në thellësinë 150 metra.
Topat, armatimet dhe shumë nga pajisjet e tjera të saj shiheshin me sy të lirë, megjithë kohën e gjatë nën ujë, shkruan AFP.
Zhytësit thanë se kishin shpenzuar vite për lokalizimin e saktë të rrënojës, me kerkime fizike dhe hulumtime të ditarit të nëndetëses gjermane apo mjeteve të tjera që kishin pasur kontakt me të.
HMS Hawke ishte një nga luftanijet e para britanike të humbura në luftën brutale, teksa fillimisht ishullorët nuk përballonin dot forcën kërcënuese të nëndetësve gjermane./AFP/
Top Channel