Zbuloi se kishte lidhje intime me gruan e tij, qytetari dhunon kryetarin e bashkisë

17/08/2024 10:20

Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në një bashki të madhe të Greqisë Qendrore, ku drejtuesi i saj është dhunuar rëndë nga një person.

Sipas mediave greke, autori i dhunës ka zbuluar se gruaja e tij dhe kryetari i kësaj bashkie kishin një lidhje intime jashtëmartesore.

Më tej mediat greke raportojnë se mes kryetarin i bashkisë dhe personi i cili e dhunoi, kishin  njohje të mëparshme, pasi dyshohet se kanë pasur edhe një marrëveshje informale që lidhej me transaksione financiar.

Deri më tani, mediat greke nuk e kanë zbuluar ende identitetin e kryebashkiaut, ndërsa autoritetet e drejtësisë kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA