Nga Anila Hoxha
Lamtumirë Nënkolonel Agim Ismail Sallaku
Një nga miqtë e tu Thierry Solignac shkruan për ikjen tënde se “një pilot nuk vdes kurrë, ai fluturon për të mos u kthyer”.
Sikur edhe ky fluturim të ishte kështu nënkolonel.
Jo e befasishme.
Jo kaq e parakohshme dhe kaq e pakohë
Sikur të ishte dhe ky fluturim i tillë që mos t’ju shkaktoje këtë dhimbje familjes së shtrenjtë, miqve e kolegëve që në ceremoninë e lamtumirës shtinë njëkohësisht me armë e me qëndrim “Ndero”.
Në atë qiell që e rroke në mijra orë fluturim. Në dhjetëra emergjenca kombëtare e misione ushtarake. I yti ish qielli kur bëheshin kërkime mbas tragjedisë së 21 Janarit.
I yti ish qielli, kur veriu bllokohej nga dëbora dhe duhej ndërhyrë nga ajri për të shpëtuar jetë.
I yti ish qielli kur Oboti u përmbyt dhe njerëzit kërkonin ndihmë.
Kur evakuoheshin gra e fëmijë përmes forcave ajrore në sa e sa qytete që pushtohen vit pas viti nga zjarri e uji
I yti dhe katër vite më parë, kur po pilotoje helikopterin Cougar 631, vit prodhimi 2021. Mbas 282 orë fluturimi në Shqipëri, Cougar ishte dërguar për remont përmes një kamioni në Francë. Gjatë kthimit në rrugë ajrore për në Shqipëri pas riparimit, helikopteri Cougar kreu ulje emergjente në Itali në datën 29 korrik 2020. Pati alarm në Forcat Ajrore. Derisa u mësua se kishit shpëtuar e shmangur një tragjedi
Atë ditë ju të katërt në bord si pilotë Agim Sallaku, Klajdi Tushe dhe teknikët e bordit Ervis Plaku dhe Ermal Cela, i thatë vdekjes se duhet të priste.
Kam qenë përherë kurioze për ato çaste se si është për njeriun e pastaj për pilotin, të mos jesh as i qiellit as i tokës ? Dhe përherë të kam pyetur. Kurrë s’më dhe përgjigje , jo vetëm sepse ishe një ushtarak i rrallë !
Por sepse vonë e kuptova, që kam bërë një gabim në konceptimin e pyetjes.
Duhet të të kisha pyetur si shpëtuat ju të pestë ????
Se për ty nënkolonel helikopteri Cougar ka jetë e frymonte njëlloj dhe nuk ishte thjesht një mjet!
17 gusht 2024
Top Channel