VIDEO/ Yjet shqiptarë shkëlqejnë në Europë, katër futbollistë kuqezi gjejnë rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre

17/08/2024 22:37

Një e shtunë pozitive ishte ajo e 17 gushtit për disa prej futbollistëve shqiptar, që shkëlqyen me gola me skuadrat e tyre.

Çdo gjë nisi me Anis Mehmetin, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 3’ me Bristol City, që arriti të fitonte 4-3 kundër Millwall.

GOLI I MEHMETIT

Rrugën e rrjetës e gjeti dhe sulmuesi Armando Dobra me Chesterfield në fitoren 0-5 kundër Crewe.

GOLI I DOBRËS

Radha më pas ishte e Indrit Tucit me Sparta Prague, i cili ishte protagonist absolut me një asist dhe një gol fitoren 1-2 kundër Jablonec.

I fundit në radhë ishte Kleis Bozhanaj, i cili tundi rrjetën për Modenën në disfatën 2-1 kundër Sudtirol.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA