Milani ka arritur të barazojë në minutat e fundit përballë Torinos në “San Siro” me rezultatin 2-2.
Sfida nisi mjaft keq për kuqezinjtë e Fonsecës, të cilët kaluan në disavantazh falë një autogoli nga Thiaw në minutën e 30’. Gjërat u përkeqësuan për “Djallin” kur Zapata dyfishoi shifrat në minutën e 68’.
Gjithsesi, u duk se fryma e Piolit ndodhej ende në skuadër, me kuqezinjtë që ngushtuan diferencën me Alvaro Moratën në minutën e 89’ dhe pas 6 minutash ishte Noah Okafor që rivendosi baraspeshën.
Ashtu si Inter, edhe Milan e nis me një pikë këtë sezon në Serie A, teksa u duk se ka shumë gjëra që duhen rregulluar për javën e ardhshme.
REZULTATI:
MILAN 2-2 TORINO
Morata 89’, Okafor 90+5’ / Thiaw (A.G) 30’, Zapata 68’
Autogoli i Thiaw (VIDEO)
Goli i Zapatës (VIDEO)
Goli i Moratës (VIDEO)
Goli i Okafor (VIDEO)
Top Channel