Arsenal e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League duke mundur 2-0 në shtëpi Wolverhampton.
Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Artetës, të cilët pas disa rastesh, gjetën rrjetën me Havertz në minutën e 25’ pas një asisti të Sakas. Në pjesën e dytë ishte radha e këtij të fundit, i cili në minutën e 74’ dyfishoi shifrat, pas një asisti të gjermanit Havertz.
Në takimet e tjera, Brighton arriti një fitore bindëse në transfertë kundër Everton me rezultatin 0-3, Newcastle triumfoi me vuajtje përballë Southampton me rezultatin 1-0, ndërsa Nottingham barazoi 1-1 me Bournemouth.
REZULTATET:
ARSENAL 2-0 WOLVES
Havertz 25’, Saka 74’
GOLI I SAKA (VIDEO)
GOLI I HAVERTZ (VIDEO)
EVERTON 0-3 BRIGHTON
Mitoma 26’, Welbeck 56’, Adingra 87’
NEWCASTLE 1-0 SOUTHAMPTON
Joeliton 45’
NOTT. FOREST 1-1 BOURNEMOUTH
Wood 23’ / Semenyo 87’
Top Channel