Policia thotë se e dashura 20-vjeçare ka vrarë sportistin e njohur amerikan, e më pas veten (fotot)

17/08/2024 18:34

Steve McNair kishte marrë disa tituj gjatë karrierës së tij 13-vjeçare në futbollin amerikan por vdiq në 2009 pas një marrëdhënieje të trazuar me të dashurën e fshehtë 20-vjeçare, ngjarje që së fundmi është përcaktuar si vrasje-vetëvrasje nga e reja.

McNair ishte ngritur në majat e futbollit amerikan që prej nisjes së sportit në Universitetin Alcorn State, ku theu disa rekorde në pasime e sulme.

Në kampionatin e famshëm kombëtar NFL, ai luante me Houston Oilers dhe ka marrë pjesë në finalen Superbowl në 1999, deri para se të tërhiqej nga sporti në 2007.

Por gjërat kishin marrë një kthesë të frikshme mbrëmjen e 4 korrikut 2009, kur një mik i McNair i telefononte në panik policisë për t’i thënë se kishte gjetur dy trupa të vdekur në banesën e tyre në Nashville. Një prej tyre ishte McNair, dhe tjetra një vajzë e panjohur, që më pas u identifikua si e dashura e McNair, e cila kishte barut arme në duart e saj.

Policia ka arritur në konkluzionin se 20-vjeçarja Sahel “Jenni” Kazemi është përgjegjëse për të dyja vdekjet në një rast vrasje-vetëvrasjeje, edhe zyrtarët thonë se ende çështja nuk është “as e mbyllur as e hapur”, shkruan rrjeti Theindependent.

Policia mori telefonatën nga Robert Gaddy, mik i ngushtë dhe partner biznesi i McNair.

Gaddy i tha policisë se kishte gjetur sportistin e njohur me një plagë plumbi në kokë, dhe pranë tij Kazemi, me një armë panë duarve.

Identifikimi i një motivi të ngjarjes është diçka e vështirë, çka është dhe arsyeja kryesore e mbetjes së hapur të mundësive të zhvillimit, teksa marrëdhënie e shkurtër mes çiftit me diferencë 15-vjeçare moshe, përshkruhej si e mbushur me tradhti, gënjeshtra e tragjedi.

Kazemi, me origjinë nga Irani, ishte kamariere në një restorant lokal, ku dhe ishte njohur me McNair i cili ishte asokohe i martuar, dhe dyshja dilnin shpesh për largime romantike gjatë gjashtë muajve që ishin bashkë.

Hetuesit zbuluan se Kazemi i kishte kërkuar ndihmë financiare McNair pasi “ishte në borxh për pagesat e automjetit luksoz 2007 Cadillac Escalade” që kishte blerë bashkë me McNair.

Po më pas ajo kuptoi se nuk ishte femra e vetme në jetën e tij pasi kishte gjetur kondomë në apartamentin që ata të dy zotëronin.

Dy ditë para vdekjes Kazemi u arrestua për drejtim të mjetit nën influencën e alkoolit, ndërsa hetuesit thanë se vajza kishte shprehur zemërim për tradhtitë e Steve.

Disa orë pas arrestimit Kazemi kishte blerë pistoletën e gjetur me trupat e viktimave.

Policia e Nashville tha në konkluzion se Kazemi në gjendje të rënduar ndoshta nga alkooli, kishte qëlluar në kokë McNair dhe më pas edhe veten, por disa burime të tjera falsin për boshllëqe në narrativën zyrtare te hetimit.

“Policia ka bërë shumë gabime në hetim, të qëllimshme apo nga neglizhenca”, tha hetuesi privat Vincent Hill, që ka punuar me çështjen./TheIndependent/

FOTO GALERI
2/4
Kazemi, me origjinë nga Irani, ishte kamariere në një restorant lokal, ku dhe ishte njohur me McNair

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA