Meksika ankohet te Biden për financimet e SHBA ndaj OJQ-ve opozitare (fotot)

17/08/2024 17:46
Andres Manuel Lopez Obrador

Presidenti i Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador tha sot se do t’i shkruajë presidentit amerikan Joe Biden për t’u ankuar mbi financimet e administratës së tij disa OJQ meksikane që kritikojnë qeverinë e tij, në një lëvizje të vërejtur se fundmi në të gjitha mediat perëndimore në përgjithsi.

Politikani dha njoftimin në konferencën e tij të mëngjesit me gazetarët ku theksoi se ministria e jashtme kishte dërguar një njoftim për çështjen dhe se i po hartonte personalisht letrën për Biden.

Kjo është letra e disatë diplomatike e Meksikës për çështjen, teksa fillimisht ankesat në kanë nisur prej vitit 2021, por nuk raportohet se kanë marrë ndonjëherë përgjigje.

Lopez Obrador u ankua për financimet selektive të Departamentit Amerikan të Shtetit për agjencinë meksikane ‘Mexicanos Contra La Corrupcion y La Impunidad’ (Meksikanët kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë) me anë të programeve të ndihmës së USAID.

OJQ-ja është bërë e njohur vitet e fundit për raportimet e statistikat e krimit e korrupsionit në vend.

Sipas saj, Lopez Obrador citonte shifrat e tyre kur përpiqej të fitonte presidencën, por tani që ka ardhur në pushtet, e konsideron atë pjesë të opozitës, shkruan rrjeti Breitbart.

Më herët njësia e krimit financiar në Meksikë tha se SHBA ka dërguar më shumë se 97 milion pesos ($5 milion USD) për agjencinë që prej vitit 2018, me anë të donatorëve privatë amerikanë, nga fondet Rockefeller e Ford.

Lopez Obrador thotë se mbështetja e SHBA për grupin investigues është shkelje e sovranitetit të vendit dhe ndërhyje e mundshëm në zgjedhjet elektorale.

FOTO GALERI
2/3
Grupi "Meksikanët kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë" financohet me anë të programeve të ndihmës së USAID.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA