Lufta në Gaza, Biden optimist: Jemi shumë afër armëpushimit!

17/08/2024 11:52

Marrëveshje nuk ka ende, por bisedimet për armëpushim në luftën në Rripin e Gazës duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Bisedimet në Doha të Katarit u ndërprenë të premten dhe negociatorët pritet të takohen sërish javën e ardhshme për të vazhduar përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti thanë se Uashingtoni kishte paraqitur një propozim të ri, që bazohej në pikat e marrëveshjes gjatë javës së kaluar, duke mbyllur boshllëqet në një mënyrë që mund të lejonte zbatimin e shpejtë të një marrëveshjeje.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, qëndron sot personalisht në Izrael për të vazhduar “përpjekjet intensive diplomatike” atje. Qëllimi është që të arrihet marrëveshja përfundimtare, e cila është e nevojshme për të gjitha palët në rajon në mënyrë që patjetër të shmanget përshkallëzimi i gjendes në Lindjen e Mesme. Presidenti joe Biden duket optimist se këto përpjekje, më në fund, do të japin frytet e dëshiruara.

“Jemi më afër se pranë se kurrë arritjes së një pakti armëpushimi. I jemi afruar marrëveshjes shumë më tepër sesa tre ditë më parë.”

“Ishte konsensus i të gjithë pjesëmarrësve gjatë 48 orëve të fundit se ka vërtet një frymë të re këtu për ta çuar procesin drejt një përfundimi”, u tha zyrtari amerikan gazetarëve në kushte anonimiteti. “Ekipi izraelit që ishte këtu u fuqizua. Ne kemi bërë shumë përparim në një numër çështjesh për të cilat kemi punuar”, tha zyrtari. Pas përfundimit të negociatave dyditore në Doha, SHBA-ja tha se ato ishin “serioze dhe konstruktive”.

Në këto bisedime, SHBA-ja ka propozuar një marrëveshje, që synon të tejkalojë dallimet mes palëve. Takimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në Kajro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA