Sipas profilit të saj online për “eskorta”, Cordovan mirëpriste klientët e mundshëm me foto sugjestionuese dhe veshje të vogla.
Sipas mediave britanike kjo është ish-prostituta rumune që tashmë po gjykohet për kontroll të prostitucionit të viktimave të shfrytëzimit e trafikut njerëzor.
Në gjyqin e sotëm në Ballymena, në Irlandën e Veriut ku ajo u paraqit me videolink, 21-vjeçarja Ondina Cordovan shfaqte një imazh të ndryshëm nga profili online, ku quhet Celine dhe ofronte “shërbime masazhi”.
Veshur me rrobat e stacionti të policisë, Cordovan tha me anë të përkthyesit të saj se i kuptonte akuzat për kontroll prostitucioni e pastrimi parash.
Avokati i saj Garrett Mcann tha se dhe vetë Cordovan ishte një punonjëse seksi.
Detektivët thanë se hetimet e tyre zbuluan se rreth 200,000 paunde kishin kaluar në llogarinë e saj që prej vitit 2019, ashtu si te ne llogarite e bashkepunetoreve te ndaluar.
I bashkë-akuzuari i të resë është shoferi i saj 52-vjeçar Florin Ripan, si dhe 27-vjecari Ionut Duta, të cileve u ishin gjetur respektivisht 200 000 e 30,000 paunde, të cilat nuk mund t’i justifikonte më rrogën e tij prej 16,000 paundë në vit.
Hetuesit i thanë gjykatësit Nigel Broderick se aktiviteti i grupit të organizuar kriminal “fokusohej në prostitucionin dhe pastimin e parave nga prostitucioni”
Detektivi DC Bickerstaff shpjegoi se hetimet nisën pasi ata u kontaktuan nga një “vajzë në kushte të dobëta” që kishte ardhur nga Rumania në Dublin dhe më pas “ishte detyruar të prostituonte nga grupi kriminal në Ballymena”.
Sipas dokumenteve, Duta e Orhean e transportonin femrën e pafuqishme nga Dublin në një adresë në Omagh ku ajo duhet të jepte “shërbimet seksuale”.
Detektivët thanë se kishin prova që lidhnin të akuzuarit prej depozitave bankare dhe të dhënave të komunikimeve.
Në gjykatë u tha se viktima, e cila nuk dinte anglisht, mbahej e izoluar nga të akuzuarit por pas raportimit është marrë në mbrojtje nga mekanizmat e mbrojtjes së viktimave të trafikut.
Gjyqi të akuzuarve është shtyrë për në 12 shtator.
Top Channel