Sulmet ndaj mediave dhe reporterëve në protestë, Asociacioni i Gazetarëve dënon klimën armiqësore dhe intimidimin
Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi kanë dhunuar dhe grabitur një emigrant.
N. S., 21 vjeç, banues në Mallakastër dhe E. Ç., 26 vjeç, banues në Fier, i kishin premtuar një emigrant pakistanez se do e çonin në Shkodër, me qëllim që të kalonte kufitin ilegalisht për në Malin e Zi.
Ata ishin nisur nga Gjirokastra por e ndaluan në Fier, e dhunuan, i morën paratë që ai kishte me vete e më pas e lanë në rrugë.
Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel