“Gjobë” 20 mijë euro pronarit të klubit të striptizmit, lihet në burg shefi i Trafiqeve në Durrës! Preçi: S’e dija ç’kishte në zarf! E kisha nën vëzhgim sepse…
17/08/2024 12:51
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka caktuar masën e sigurisë arrest ne burg për Gazmir Preçin.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, raporton se gjatë zhvillimit të seancës shefi i trafiqeve në Durrës ka mohuar akuzën e ngritur nga prokuroria dhe ka theksuar se ka dal për të takuar pronarin e biznesit pasi ky i fundit e kishte kërkuar.
Ai pretendoi se nuk e ka ditur që në zarf kishte para, madje ai ka theksuar se ka kërkuar që zarfi të hapet në prani të avokatit të tij.
Po ashtu Preçi pretendon se kishte dyshime se biznesmeni bënte shitje narkotikësh dhe për këtë arsye e ka pasur nën vëzhgim.
Top Channel