Fishekzjarrët dogjën pyllin, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi! Festa që shkrumboi qindra pemë
17/08/2024 16:20
Festa me fishekzjarrë në një subjekt privat në Dhërmi u bë shkak i flakëve që përfshinë një hapësirë të pyllëzuar në zonë.
Për ngjarjen, u vu në pranga një 28-vjeçar, pasi dyshohet se ndezi fishekzjarrë, që më pas krijuan një vatër zjarri në një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. I riu u arrestua pas dëshmive të banorëve dhe pushuesve në zonë. Ndaj tij rëndon vepra penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
Top Channel