Aktorët e ‘video-game’ kërkojnë veprim ndaj skenave të dhunës e seksit që shtohen në lojrat online (fotot)

17/08/2024 17:03

Performues që punojnë me zërin dhe imazherinë e industrisë gjigante të lojrave elektronike kanë shprehur së fundmi përçmimin dhe stresin e shtimit të elementeve të dhunës apo seksit në lojrat online që frekuentohen më së shumti nga fëmijë.

Skenat e seksit që çuditërisht po bëhen gjithnjë e më shumë të pranishme në lojrat moderne – shpesh krijohen me aktorë njerëzorë, lëvizjet e të cilëve dixhitalizohen në personazhet e lojrave.

Performuesit thanë për rrjetin BBC se ka një kulturë fshehtësie me skenarët e lojrave, të cilat nuk bëhen të ditura deri në momentet e fundit, me qëllim të infiltrohen skenat e përçmuara të seksit apo dhunës.

Aktorët përshkruheshin si “të tronditur” e “të zemëruar” me aktrimin e skenave intime apo seksuale.

“Ishte e neveritshme”, thotë aktorja Jessica Jefferies e cila punon prej kohësh me ‘video game’ dhe shton se deri tani e kishte shijuar punën.

Ajo vishet me kostum të ngushte gome për të regjistruar në mënyrë dixhitale lëvizjet e siluletës në sheshin e xhirimit.

Jefferies thotë se performuesit nuk informohen për natyrën e lojrave nga producentët, ndërsa një herë iu kërkuar të xhironte skenën e një sulmi seksual me një performues mashkull.

“Unë u paraqita dhe më thanë se do të xhirojmë një skenë përdhunimi, lojtari lojës këtë mund ta shihte të gjithë kohën nga një dritare dhe më pas të qëllonte sulmuesin”.

Ajo shtoi se refuzoi të luante skenën e neveritshme, që bëhej dhe më shumë e tillë pasi ishte e vetmja femër në setin e xhirimit.

Pas ngritjes së shqetësimit skena u anulua.

Një aktore zëri për lojrat video-game tha për BBC me kusht anonimati, se aktoret duhet të nënshkruajnë me kompaninë, marrëveshje mos publikimi të përmbajtjejve seksuale.

“Në një prej tyre ishte një skenë e plotë seksuale. Duhet të bëja zërin te përshtatej me këtë aktivitet, me të gjithë meshkuj në anën tjetër të kabinës së zërit. Ishte e tmerrshme”.

Shoqata britanike e lojrave online UKIE, nuk iu përgjigj interesimit të performuesve për materialet e dunës apo seksit në lojrat e fëmijëve por tha se udhëzimet e saj fokusohen në “një mjedis mbështetës për të gjithë pjesëmarrësit në sektorin e lojrave video game në Britani”./BBC/

FOTO GALERI
3/5
Performuesit thanë për rrjetin BBC se ka një kulturë fshehtësie me skenarët e lojrave, të cilat nuk bëhen të ditura deri në momentet e fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA