Video/ Fjalët e fundit në avionin e tragjedisë në Brazil, ku u vranë 62 pasagjerë, përfshirë tetë doktorë (foto)

16/08/2024 15:35

Komunikimet e fundit të pilotëve të avionit tragjik që u përplas para një jave në Brazil, duke vrarë të gjithë pasagjerët, janë publikuar.

Të gjithë 62 njerëzit në bord humbën jetën në ngjarjen e rëndë, përfshi dhe tetë doktorë të njohur që trajtonin kancerin, që po shkonin në një konferencë për të prezantuar teknika inovative kurimi ndaj sëmundjes.

Regjistrimet tregojnë se piloti dhe ndihmësi i tij vërejtën një problem rreth një minutë para rënies së pashpjeguar, tha dje rrjeti televiziv vendas Globo, duke cituar burime të paemëruara të hetimeve.

Regjistrimi prej dy orësh dëshmon se piloti i dytë pyet kapitenin ‘Çfarë po ndodh?’, teksa shton se avioni ka nevojë për ‘më shumë fuqi’ për t’u stabilizuar.

Avioni tipit ATR-72 i linjave vendase Voepass, po fluturonte nga Sao Paulo drejt shtetit jugor Parana, por u rrëzua në qytetin Vinhedo. Arsyet e aksidentit mbeten ende të panjohura.

Ministri i aviacionit  Silvio Costa Filho tha se një hetim është hapur, i ndihmuar nga ekspertët e linjave Voepass dhe të prodhuesve franko-italianë ATR.

Avioni nuk kishte raportuar probleme emergjence dhe qielli i ishte i qartë në kohën kur nisi të binte në formë spirale drejt tokës.

Morgu i Sao Paulo priti trupat e viktimave prej të premtes së shkuar, kur dhe nisën identifikimet me skanime dentare apo testime gjaku.

Mes viktimave në avion ishin katër profesorë të universitetit të Unioeste në Paraná.
Kreu rajonal mjekësor Eduardo Baptistella tha: “Një lajm shumë i trishtë është vdekja e tetë doktorëve të njohur onkologë që i kishin dedikuar jetën e tyre shpëtimit të të tjerëve.”

Disa nga emrat e doktorëve ishin radiologu i njohur brazilian Leonel Ferreira, dhe ekspertët e kancerit Sarah Stella e Silvia Osaki.

Baptistella shtoi se 15 doktorë duhet të ishin në këtë fluturim, por 7 prej tyre kishin ndërruar avion më herët.

Një tjetër viktimë ishte doktoresha Arianne Risso, e cila trajtonte të sëmurët rëndë me kancer me teknika inovative.

Ndërsa José Roberto Leonel Ferreira, kishte dalë së fundmi në pension dhe punonte me klinikën e tij të kancerit në Cascavel.

Hetimet vazhdojnë, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
2/5
Regjistrimet e kutisë së zezë tregojnë se pilot dhe ndihmësi i tij vërejtën një humbje të papritur të lartësisë rreth një minutë para rënies

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA