Xhamaika shpall gjendjen e ’emergjencës së krimit’ pas tetë të vrarëve në fundjavë (fotot)

15/08/2024 17:14
Vendngjarja e sulmit ne Xhamajka

Dy sulme në krahinën jugore të Clarendon lanë tetë njerëz të vrarë e nëntë të plagosur teksa qeveria thotë se ‘kërkon të vërë nënë kontroll dhunën e bandave’.

Kryeministri ka shpallur kështu dy javë gjendje emergjence mes frikës së të tjera episodeve pas tragjedisë së të dielës.

Shtatë njerëz mbetën të vdekur kur dikush duket se hapi zjarr pa diskriminim në një festë në Cherry Tree Lane, kurse viktima e tetë u vra në një tjetër incident.

Mes të vrarëve ishte dhe një fëmijë shtatë-vjeçar.

Zyrtarët nuk thanë menjëherë si cilat ishin masat e përfshitë shtetrrethimit por siç pritet, do të vendosen ndalim qarkullimi natën dhe zgjatje e kohës së paraburgimit pa akuza, ose rritje e fuqive të policisë për kontrolle pa mandat nga gjykata.

Masa të tilla janë dënuar shpesh si abuzim e shkelje e lirive të qytetarëve, por qeveria thotë se kërkon të fokusohet në goditjen e bandave.

“Kjo është një mundësi që qeveria të fokusohet në mobilizimi ndaj krimit pasi nuk duhet të lejojmë normalizimin e këtyre vrasjeve në vend”, tha dje kryeministri Andrew Holness.

Holness shtonte se masat do të parandalojnë dhe sulmet e mundshme të hakmarrjes, të cilat kanë ndodhur shpesh në raste të ngjashme, sipas autoriteteve.

Kreu i policisë Fitz Bailey tha se reagimi pas tragjedisë ka qenë i shpejtë me pesë të arrestuar dhe disa armë zjarri të sekuestruara.

Duke e përshkruar incidentin si një “akt terrori” të krimit të organizuar, kryeministri u zotua të punonte me partnerët as për të arritur të “ata që ndihmojnë e financojnë krimin në Xhamajkë, nga jashtë vendit”, shkruan rrjeti The Guardian.

Liderët e vendeve të Karaibeve kanë rënë dakord për një sërë masash në parandalimin e krimit të armëve ashtu si dhe importin e tyre, 87% e te cilave vijnë nga SHBA, sipas të dhënave të vetë Uashingtonit.

FOTO GALERI
5/5
Vendngjarja e sulmit ne Xhamajka

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA