Punonjësi i stacionit të radarëve në Arktik vritet nga arinjtë polarë në sulmin makabër (fotot)

15/08/2024 16:16

Një punonjës i një stacioni shkencor në verilindjen arktike të Kanadasë është sulmuar tragjikisht nga dy arinj polarë dhe ka humbur jetën, në atë që ekspertët quanin ‘fenomen shumë i rrallë’.

Punonjësi i paemëruar i stacionit në ishullin Brevoort – zonë e largët e papopulluar në territorin Nunavut, ishte gjetur i pajetë në fundjavë nga kolegët e tij, teksa këta të fundit kishin vrarë një prej arinjve në afërsi të trupit.

Në një deklaratë kompania tha: “Një sulm nga dy arinj polarë shkaktoi vdekjen e një prej punonjësve tanë të vlefshëm. Punonjësit stacionit të Nasittuq reaguan ndaj incidentit dhe një prej kafshëve u vra. Mendimet e lutjet tona janë me familjarët, miqtë dhe kolegët e prekur prej kësaj humbjeje”.

Gazeta vendase Nunatsiaq News tha se kreu i kompanisë Chris Webb, konfirmonte e policia po hetonte incidentin, teksa shtonte: “Duhet të respektojmë familjen në këtë kohë të vështirë dhe të lëmë hetuesit e autoritetet të bëjnë punën e tyre.”

Kompania shtonte se “mirëqenia dhe siguria e stafit të saj ishin parësore dhe se po bashkëpunonin me zyrtarët për hetimin e incidentit”.

Sipas agjencisë së mbrojtjes së botës së egër ‘World Wildlife Fund’, sulmet nga arinjtë polarë janë shumë të rrallë, ndërsa shtohet se rreth 30 000 arinj polarë kanë mbetur në të gjitha territoret.

Një studimi vitit  2017 theksonte se “arinjtë polarë meshkuj të stresuar nga uria mund të përbëjnë kërcënim për njerëzit, prej rritjes së kohës që ata kalojnë në tokë pranë komuniteteve, dhe humbjes së habitatit natyral”.

Por sulme të tilla konsiderohen të rralla teksa një total prej rreth 70 janë raportuar që prej nisjes së mbajtjes së statistikës, shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA