Po koordinimit me aleatët, jo diskutimit për këtë çështje me Serbinë! Për Vjosa Osmanin, Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në një mënyrë të tillë që të mos nxitet konflikti me partnerët ndërkombëtarë e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Presidentja e Kosovës insistoi megjithatë nga ana tjetër që për këtë çështje të mos pyetet Beogradi.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, dhe të mos nxisë një prani shumë më të madhe të NATO-s në të. A është në interes të Kosovës që ne të shohim konflikt mes Policisë së Kosovës dhe ushtarëve amerikanë? Nuk besoj që ka shqiptarë që pajtohet me këtë. Ne nuk kemi arsye të kemi konflikt me aleatët tanë, ata na kanë shpëtuar. Por unë e kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e hapjes së urës në Bruksel. Nuk kemi ser për çfarë e pyesim Serbinë.”-u shpreh Osmani.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka vazhduar të insistojë tek hapja e urës qarkullimin e automjeteve, pavarësisht kundërshtimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe serbët lokalë.

Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për kalimin e makinave. Por nga sa e tregoi qartë një ditë më parë ambasadori  amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka një rrezik real që hapuja e urës tani në këtë moment, të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

BE-ja nga ana tjetër ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë. Të mërkurën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do t’i vazhdojë konsultimet me partnerët e huaj, por sërish theksoi se hapja e urës “nuk është kundër askujt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA