
23/02 22:38
Pas shumë përpjekjeve, Milani më në fund ka arritur të trasnferojë mesfushorin francez, Youssouf Fofana.
25-vjeçari prej kohësh ishte në radarët e “Djallit” dhe kërkonte të transferohej vetëm në Milano, duke refuzuar disa oferta të shumta nga Premier League.
Klubi i tij, Monaco, duket se i është dorëzuar dëshirës së futbollistit, duke pranuar ofertën e ardhur nga Milani prej 25 milionë eurosh.
Tashmë Fofana pritet në Milano, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet si goditja më e re në këtë merkato vere.
Top Channel