Meta humb qetësinë dhe i bie tavolinës me grusht: Tentuan të bllokonin llogaritë bankare! Ne kemi parimet e Bajo Topullit! Doni t’i provoni?!

15/08/2024 19:56

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa fliste këtë pasdite në mbledhjen e Kryesisë, ka humbur qetësinë, teksa tregonte se është tentuar që t’i mbyllnin llogaritë bankare.

Duke përplasur disa herë dorën mbi tavolinë dhe duke ngritur zërin Meta tha se edhe nëse ia bllokojnë llogaritë, nuk bllokojnë dot Partinë e Lirisë.

“Unë jam detyruar t’ua them juve, pa ekspozuar bankën… në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë? Ja dhe e bllokuan llogaritë, do bllokojnë PL? Ilir Metën? Do fshehin aferat? Të Lulzim Bashës dhe Ramës? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz, PL… ne kemi parimet e Bajo Top! Kaq! Ta dinë mirë ata”, tha Meta ndër të tjera.

“Ua thash këtë për të kuptuar se ku ka arritur mafia, në përpjekje për të bllokuar PL. As kanë shanse. Ata na e kanë hedhur se kishin korruptuar njerëzit tanë më të afërt, por tani beteja është ballore, e pamëshirshme. Kemi parimet e Bajo Topulli, doni t’i provoni? Kur të doni! Që sot! Që tani”, tha Meta më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA